Çfarë është DNA ^DNA është materiali gjenetik që gjendet kryesisht në bërthamën e pothuajse të gjitha qelizave të trupit të çdo organizmi të gjallë. Bëhet fjalë për një makromolekulë të ndërlikuar që përmban të koduara informacionet gjenetike, gjysma e të cilave trashëgohet nga nëna dhe gjysma tjetër nga babai. Këto informacione gjenetike përcaktojnë karakteristikat fizike të personit dhe drejtojnë të gjitha funksionet e organizmit.
Fushat e zbatimit ^Fakti që DNA është e njëjtë në të gjitha qelizat e një organizmi të vetëm, pra unike për çdo njeri, me përjashtim të binjakëve monozigotikë identikë, na lejon të krahasojmë DNA nga materiale të ndryshme biologjike dhe të konstatojmë ngjashmëritë ose ndryshimet e saj, si për shembull në raste përdhunimesh me njolla sperme, qime me gjak të të dyshuarit, aksidente rrugore, katastrofa masive, kundërshtime atësie etj.
Sektori i Analizës së Materialeve Biologjike - DNA vepron në fushën e gjetjeve me origjinë biologjike, si gjak dhe njolla gjaku, spermë dhe njolla sperme, qime, kocka, inde, pështymë, për shembull nga pulla postare, zarfe, cigare, pipëza e të tjera, si dhe lëngje të tjera trupore, si djersë, tampon vaginal, tampon anal, qeliza epiteliale dhe gjurmë gishtash.
Procedura e analizës ^Procedura e analizës së DNA kryhet me teknika të caktuara, ku DNA izolohet nga lëngjet biologjike, zona të caktuara të saj shumëfishohen nëse kërkohet me PCR, dhe fragmentet ndahen sipas madhësisë së tyre dhe dallohen si zona të përcaktuara ose breza STR.
Me zbatimin e metodave shkencore-teknike, të njohura ndërkombëtarisht, të dokumentuara shkencërisht dhe të pranueshme gjyqësisht, kryejmë ekzaminime laboratorike: